Aksident i shumëfishtë në Tiranë, përfshihet edhe një automjet policie

TvShow

Aksidenti i shumëfishtë në Unazën e Madhe,

pranë rrethrrotullimit të Freskut, ka përfshirë edhe një automjet të Policisë së Shtetit.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina e policisë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën anësore,

ndërsa në rrugë dallohet edhe një gomë e shkëputur nga një prej automjeteve.

Deri më tani, raportohet se aksidenti nuk ka pasur pasoja për jetën. Rrethanat dhe shkaku i përplasjes mbeten për t’u sqaruar.

Lajmet e fundit