Dy aksid*nte të r*nda tr*nditin vendin! Një fëmijë dhe një grua përfundojnë në spital, ja çfarë ndodhi

TvShow

Dy aksidente rrugore janë regjistruar këtë të hënë, më 9 nëntor, në Shqipëri,

duke lënë të plagosur një fëmijë dhe një grua. Ngjarjet kanë ndodhur

në zona të ndryshme të vendit, ndërsa të lënduarit janë transportuar drejt spitaleve për të marrë ndihmën mjekësore.

Aksidenti i parë ka ndodhur në Laprakë të Tiranës, ku një fëmijë është përfshirë në një aksident rrugor dhe ka mbetur i plagosur.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë situatën pas aksidentit, ndërsa një autoambulancë ka mbërritur për të transportuar të miturin drejt urgjencës.

Fatmirësisht, sipas informacioneve të dhëna nga Policia e Tiranës, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda” me targa greke dhe një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Dy ngjarjet kanë ngritur sërish shqetësimin për sigurinë rrugore, veçanërisht për mbrojtjen e këmbësorëve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

Priten informacione të mëtejshme lidhur me rrethanat e aksidenteve dhe gjendjen e personave të plagosur.

Lajmet e fundit