Ngjarje tragjike! Burri përpIas për vd*kje me kamion gruan e tij

Te Fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Alonisos të Greqisë, ku një grua 50-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga automjeti i rëndë që drejtohej nga bashkëshorti i saj, 59-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, më 15 nëntor, ndërsa çifti kishte dalë për të mbledhur dru. Sipas informacioneve paraprake, në rrethana ende të paqarta, gruaja ka përfunduar nën rrotat e automjetit dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Bashkëshorti i saj është arrestuar nga autoritetet greke, ndërsa policia po heton rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia. Trupi i pajetë i 50-vjeçares pritet të transportohet fillimisht në Volos dhe më pas në Larisa, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të vdekjes.

Burimi: top-channel.tv

Lajmet e fundit