Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare koreografi shqiptar (EMRI)

ShowBizi

Koreografi Leander Veizi është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Turizmit, Kulturë dhe Sportit, në një postim në llogarinë zyrtare të saj në Facebook.

Leander Veizi, i lindur në vitin 1989, mbaroi studimet për balet në Tiranë dhe më pas u formua në Scuola del Balletto di Toscana.

Në vitin 2011, ai iu bashkua kompanisë Gauthier Dance në Theaterhaus Stuttgart dhe, më pas u bë anëtar i ansamblit në Ballett Vorpommern dhe Tanz Theater Münster. Veizi ishte gjithashtu aktiv si koreograf; vepra e tij koreografike u shfaq në skena si Teatri Gallus në Frankfurt, Theater Vorpommern dhe Theater Münster.

Që nga sezoni 2022/23, Leander Veizi ishte anëtar i Teatrit Shtetëror të Regensburgut, dhe prej marsit të këtij viti, Drejtor Artistik i kompanisë së kërcimit të këtij institucioni.

Lajmet e fundit