Marsi dhe Jupiteri “ndezin” universin, Meri Shehu paralajmëron përballje të fuqishme në këto 2 data!

ShowBizi

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar këtë të hënë, më 16 nëntor, në emisionin “Rudina” për të bërë parashikimin e javës për të gjitha shënjat. Ajo pohoi se pretendohet që sot të marrim “një vrull të madh”, sepse Marsi takohet me Jupiterin në shenjën e Luanit.

“E dini ju kur takohet Marsi me Jupiterin bëhet një energji shumë e fuqishme vepruese, por mund të shkasë në super optimizëm dhe kjo t’i bëjë gjërat pak më agresive dhe ne të rrezikojmë më shumë se sa duhet në ditët në vazhdim.

Në datën 18-19 janë dy ditë të vështira sepse Dielli nga Akrepi bën një lidhje të vështirë pikërisht me Marsin dhe Jupiterin. Dhe është një si tendencë autokatastrofike, përballje shumë e fuqishme, gati-gati luftarake do thosha unë, por që askush nuk fiton. Nuk ka fitues, ka vetëm humbje në energji.”

Dashi, 2 yje: Dashët do kenë një humbje të fuqishme në energjinë ekonomike ose në energjinë e tyre vitale, kështu që të shikojnë mirë. Ditën e sotme do marrin një lajm shumë të mirë, një super optimizëm, një veprimtari të fuqishme. Nesër mendojnë që janë të parët e kopesë në të gjitha kuptimet, por pastaj gjërat fillojnë edhe komplikohen. Dielli nga Akrepi “thotë” që ka ca gjëra që po dolën ose po u shfaqën ose po i keni rrezikuar shumë, mund të humbni shumë, qoftë në çështjet ekonomike, qoftë çështje personale, prandaj kujdes rreth datës 18-19!

Demi, 3 yje: Demat janë në një plan pak më të mirë mund të themi, por edhe Demat si shenjë e qëndrueshme edhe këta preken direkt nga Marsi dhe Jupiteri në Luan dhe sidomos në çështje familjare. Sot është një ditë e mirë për të marrë frenat e një veprimtarie ose të një ndryshimi ose të një pagese të fuqishme, por do t’i mbivlerësojnë Demat fuqitë e tyre dhe do rrezikojnë, ose do thonë një ultimatum: “O unë, o ti” ose “O do bëhet kështu siç them unë o s’ka”. Por rreth datës 18-19 kjo përmbyset shumë ashpër dhe shumë Dema mund të dalin “poshtë urës”.

Binjakët, 4 yje: Në fakt e kanë katër yje sepse Mërkuri u kthye nga retrograda dhe sot me shumë ngadalësi, fillon atë rrugëtimin e drejtë, sepse u kthye nga kundërshtimi. E kishim të kundërt gjithë tetorin e nëntorin e u bëmë me Mërkur të kundërt. Kështu që këta përfitojnë nga kjo gjë, por përfitojnë dhe në një projekt të rëndësishëm, në një takim shumë të rëndësishëm sot nesër. Por do kenë kujdes në kushtet e punës ose të ecurisë së jetës së tyre, ose në kushtet e këtyre planifikimeve sot, datë 18-19 se këtu mund të kemi skandale dhe përmbysje rezultati.

Gaforrja, 4 yje: Edhe Gaforret sot marrin një ofensivë të madhe ekonomike, duket sikur çdo gjë është në anën e tyre, sikur mund të fitojnë shumë, sikur buxheti i tyre mund të arrijë majat, por rreziku do jetë shumë i madh. Deri të mërkurën duket sikur janë këta që e kryesojnë lojën, sidomos në aspektin ekonomik dhe erotik, por pastaj kemi një problem të fuqishëm ligjor nga data 18-19, ose një pengesë rruge në ecurinë e tyre dhe një përmbysje. Kështu që do kenë kujdes humbjet ose trashëgimitë ose dhurimet ose çështjet ligjore ekonomike.

Luani, 5 yje: Sinjali është nuk është aq fantastik, por të paktën deri në datën 18 është fantastik, sepse Marsi takohet me Jupiterin në shenjën e tyre dhe bëhet një energji shumë e fuqishme, është si të ndizen 10 poça dhe të mos paguash asnjë faturë energjie. Kjo mund të përkthehet edhe në çështje të tjera të jetës. Por në datë 18-19 vjen ai kontrollori shumë i fuqishëm, Dielli në Akrep dhe i thotë: “Kujdes me çështje familjare dhe personale sepse kemi përmbysje”.

Virgjëresha, 4 yje: Ja u kam bërë qejfin sepse për hatër të Mërkurit që është kthyer në rrugë të drejtë dhe Virgjëreshat udhëhiqen nga Mërkuri, natyrisht do t’i marrin gjërat më shtruar, më mirë dhe në Akrep projektet, planet janë më ambiciozë, dinë ku piketojnë, kanë forcë instinktive. Edhe do kenë dhe një fuqi, një rritje energjie, por në datë 18-19 edhe më tutje pastaj që na pret java tjetër me problematika, të kenë kujdes prapaskenat në lidhje me punën ose mënyrën se si do funksionojnë në një hakmarrje personale, kujdes se mbivlerësoni fuqitë.

Peshorja, 5 yje: Pesë yje për Peshoret sepse Afërdita ishte e kundërt. A folëm ne për Afërditën e kundërt? Çfarë nuk dëgjuam, skandale, gjëra! Te Peshoret kthehet në rrugë të drejtë dhe Afërdita është kthyer në rrugë të drejtë kështu që i hap rrugën Peshoreve në jetën personale, ekonomike, publikime, nënshkrime situatash e gjëra jashtë mase pozitive. Plus nga Luani kemi lidhje shumë të bukura, janë nga shenjat që favorizohen më shumë, por kujdes çështjet ekonomike të Peshoreve datë 18-19.

Akrepi, 4 yje: Akrepët duhet të marrin pesë sepse kanë Diellin në shenjën e tyre dhe janë në fazën e ditëlindjeve, janë ditët e ditëlindjeve të tyre kështu që janë në ditët e veta. Dhe do shkëlqejnë shumë në karrierë. Të paktën deri të mërkurën mund të kenë një ndriçim të madh, por mos rrezikoni më shumë, pas të mërkurës për të marrë iniciativa, për të nënshkruar ose për t’u bërë pjesë e një gjëje shumë më të madhe sepse kjo rrëzohet. Pra nuk është e sigurt, ose ju kapërceni mundësitë tuaja dhe kështu që mund të kemi problematika më tej.

Shigjetari, 2 yje: Shigjetari dy yje pavarësisht se Mërkuri u kthye në rrugë të drejtë, se ishte në Akrep e u solli prapaskena me punën ose mendime, kthime nga e kaluara, projekte, problematika të mëdha. Ky u kthye tash në rrugë të drejtë dhe çlirohen disi me punën, e shikojnë pengesën, i shikojnë kundërshtarët, çlirohen planet dhe projektet e tyre dhe në dashuri dhe në udhëtime janë nga më të favorizuarit të paktën deri të mërkurën. Po pastaj gjërat fillojnë përsëri kthehen mbrapsht, një pasiguri ose një pikë e dobët si thembra e Akilit gjendet dhe dikush i godet sidomos me punën dhe të fshehtat që kanë ata.

Bricjapi, 3 yje: Janë bashkëpunues në këtë periudhë, duhet të themi që Dielli në Akrep u jep avantazhe edhe në çështjet ekonomike, do kenë disa shpenzime por kanë dhe për të marrë këto tre ditët e para. Pastaj çfarë marrin këto tre ditët e para del dikush, i merr në sysh ose ua gjen pikën e dobët ose i thotë “do më kthehesh prapë” ose bëhet një rrëmujë allishverish edhe në jetën personale dhe ekonomike.

Ujori, 3 yje: Ujorët janë një nga shenjat e qëndrueshme që Marsin dhe Jupiterin e kanë përballë. Vetëm nëse e kthejnë në favor të tyre deri të mërkurën mund të kemi bashkëpunime shumë të mëdha, shumë të rëndësishme. Më tej unë do thosha që në lidhje me karrierën këta duan të vendosin pushtetin e tyre, nuk duan të lejojnë askënd tjetër t’ia marrë, se dikush do t’ua marrë pushtetin në punë ose në karrierë ose në ligj, por këta do tentojnë ta marrin me çdo kosto.

Peshqit: 4 yje: Peshqit kanë qenë shumë të mërzitur këto kohë, por të paktën çlirohen në lidhje me punën. Deri të mërkurën mund të jenë energjikë, mund të marrin pjesë vitale, mund të vlerësohet puna e tyre, mund të marrin një rol drejtues që u duket sikur në të ardhmen do jetë i tyri, por kemi një problem ligjor që pastaj pas datës 18 e kthen mbrapsh gjithë këtë iniciativë ose gjithë këtë referencë të mirë që u jepet.

/tvklan.al

Lajmet e fundit