PAMJE RRËQETHËSE/ Djali i Arlindës lutet pranë a*këm*rtit të nënës, duart i dridhen e lotet nuk i ndalen!

Te Fundit

Mes lotësh dhe me një dhimbje të pashërueshme, sot familjarët përcjellin për në banesën e fundit Arlinda Zekajn e cila u vra nga kunati i saj. Ndërsa mikesha e saj Ilirjana Zhubi, zemërthyer ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ish-burrin e Arlindës, Jetonin, i cili sipas saj ka qenë i martuar më parë me një tjetër grua.

Me gruan e parë mësohet se Jetoni ka pasur edhe dy vajza binjake. Po ashtu mësohet se Jetoni ka qenë i dënuar në SHBA për dhunë në familje.

“Jetoni kishte probleme, si trauma nga lufta. Ai kishte edhe një martesë para Arlindës, para shumë, shumë vitesh, kur erdhi në SHBA, ka dy vajza binjake. Nga dhuna e Jetonit, ai përfundoi në burg në SHBA, ata s’kanë pasur komunikim prej 22 vitesh.”, tha Ilirjana në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”.

Më tej, shoqja e Arlindës zbuloi se ndër vite Jetoni kishte pasur marrëdhënie të ftohtë me familjarët e tij. madje ka qenë Arlinda ajo që është munduar që të mbante kontakte me ta. Mirëpo situata mori tjetër kthesë kur Jetoni filloi të rregullonte marrëdhëniet me familjarët, çka u bënë shkak i përplasjes mes tij dhe Arlindës.

“Një kohë të gjatë Jetoni, ish-bashkëshorti i saj, nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, kanë pasur marrëdhënie të acaruara. Arlinda ka qenë ajo që nuk është dorëzuar, ka mbajtur kontakt me ta. Kur Jetoni filloi t’i rregullojë marrëdhëniet me familjarët, atëherë kur u afrua me motrën dhe vëllezërit, filloi acarimi i Jetonit me Arlindën në përmasa të mëdha.”, shtoi më tej Ilirjana.

Me të filluar përplasjet mes tyre Jetoni e kishte ndaluar Arlindën që të kishte komunikimin apo të takohej me shoqërinë e saj, duke i kufizuar asaj lirinë.

“Kur filluan përleshjet, Jetoni i drejtoi Arlindës të mos ketë asnjë komunikim me shoqërinë, me ne, familjarët dhe shoqërinë që ishin të njohur me Arlindën përmes tij. Arlinda, kur ne e kemi njohur, ka thënë, qoftë në shaka ose realitet, ka thënë: ‘Nëse unë një herë do të doja të ndahesha nga Jetoni, ai do të më vriste.’ Ajo ndihej e përbuzur, jo e respektuar.”, tha Ilirjana.

Siç kemi raportuar dhe gjatë ditës së sotme, këtë pasdite familja Zekaj po përcjell për në banesën e fundit Arlindën. Vdekja e Arlindës la pas një dhimbje të pashërueshme për të afërmit e saj e më së shumti për djalin e saj të mitur, i cili në pamjet e publikuara nga mediat vendase shfaqen pranë arkëmortit të nënës së tij duke u lutur.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit