Largohet papritur një banore nga “Big Brother VIP”…

TvShow

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”,

ku banorja Behare Maksutaj është detyruar të largohet nga gara për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë shtëpisë.

Largimi i saj është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram.

“Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, produksioni nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me situatën që ka çuar në largimin e saj, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një largim të përkohshëm apo përfundimtar nga spektakli.

Pritet që në vazhdim të bëhen të ditura më shumë informacione për këtë zhvillim.

Lajmet e fundit