Aksident me pasojë vd*kje në vend/ “Audi” del nga rruga, ndërr*n jetë shoferi, pl*gosen tre të tjerë…
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Korçë-Maliq,
pranë zonës së fshatit Vashtëmi, ku një aksident ka rezultuar fatal.
Detajet e para nga vendngjarja tregojnë se një automjet i markës "Audi" është përplasur me një tjetër makinë,
duke shkaktuar daljen e kësaj të fundit nga traseja e rrugës. Për pasojë, drejtuesi i automjetit të dalë jashtë rruge ka humbur jetën në vend,
ndërsa tre qytetarë të tjerë kanë marrë dëmtime trupore; njëri prej tyre po trajtohet në spitalin e Korçës, kurse dy vajza po marrin kujdes mjekësor në Pogradec.
Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij incidenti tragjik.
