Babai thyen heshtjen pas inc*dentit të dh*nshëm ndaj të birit: Nuk kam lidhje me…
Arsim Kuçi, babai i Eduardit, vendosi të thyejë heshtjen në lidhje me pamjet shqetësuese të publikuara në rrjetet sociale, të cilat shfaqnin të birin duke u bërë pre e dhunës nga Jozefin Marku.
Duke iu referuar rastit në një prononcim për “Shqipëria Live”, Arsimi theksoi gjendjen e rëndë psikologjike në të cilën ndodhet familja e tij, duke shtuar se nuk dëshiron të zgjatet më tej në deklarata publike.
Një tjetër pikë sqaruese që ai bëri ishte mohimi i përfshirjes së tij në materialet që po ndahen kohët e fundit në rrjetet sociale.
“Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. me respekt, Arsim Kuçi”.
