Dalin detaje rrënqethëse! Pak orë para se të ndërronte jetë, Laurenti kërkoi ndihmë për t’i shpëtuar jetën vogëlushit

Te Fundit

Mbrëmjen e shkuar, një përplasje me motor në fshatin Llukar të Prishtinës rezultoi fatale për 29-vjeçarin Laurent Krasniqi. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë pasi u dërgua në spital pa shenja jete, influenceri i njohur ndërroi jetë, me lajmin tronditës që u përhap rreth orës 22:00.

Ky lajm ka shkaktuar një valë hidhërimi të gjerë, pasi Krasniqi gëzonte popullaritet për shkak të pranisë së tij në rrjetet sociale. Përveç aktivitetit si influencier, ai kishte një karrierë të angazhuar, ku përfshihet puna si operator për televizionin T7, si dhe një periudhë shërbimi në Ministrinë e Shëndetësisë.

Megjithatë, kujtimi i tij do të lidhet ngushtë me angazhimin social për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve, si dhe me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip Kosova”.

Një detaj rrënqethës është fakti se vetëm tetë orë para se të humbiste jetën në mënyrë tragjike, ai kishte publikuar një thirrje për solidaritet, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të shpëtuar një vogëlush, pa e ditur se ora e tij e fundit po afronte.

Postimi i Laurent Krasniqit:

Kjo humbje ka lënë një boshllëk të madh, veçanërisht te familjarët dhe partnerja e tij, të cilës i kishte kërkuar dorën për martesë vetëm një muaj më parë. Propozimi romantik gjatë një xhiroje me helikopter u bë shumë i komentuar në rrjet, por fati kishte rezervuar një fund krejt tjetër për të riun.

Reagime të shumta hidhërimi kanë ardhur edhe nga figura publike, përfshirë ish-konkurrentë të “Big Brother Vip Kosova 3” dhe personalitete të tjera.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, vdekja e influencierit ndodhi në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes ndërmjet motorit të tij dhe një automjeti.

Newsbomb.al u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njihnin Laurentin për këtë humbje të parakohshme.

Lajmet e fundit