‘Diktator, stafi i TAR nuk të duron dot…’/ Ish banori i BBVA bënë DEKLARATEN B0MB për Ledion Licon!

Te Fundit

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Rogert Sterkaj ka ndërmarrë një sulm të ashpër verbal kundrejt Ledion Liços, duke i adresuar kritikat e tij në mënyrë direkte.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5” ka shfrytëzuar profilin e tij për të hedhur akuza të drejtpërdrejta dhe për të ironizuar figurën e moderatorit të njohur.

“Ledion Liço, na shet pallavra filozofike. Rri aty, merr rrogën… se edhe ty të vjen dita e llogarisë nga Top Channel!!!”, thekson Rogerti në publikimet e tij të fundit.

Konfrontimi verbal nuk ka ndaluar me kaq. Sterkaj ka ngritur pikëpyetje mbi autenticitetin e Liços, duke pretenduar se qëndrimi i tij përpara kamerave është krejtësisht i ndryshëm nga ai që shfaqet në prapaskenat e punës.

“F.A.K.E. M.O.F.O. Engjëll në ekran, diktator pas mikrofonit. E gjithë stafi i Top Albania Radio s’të duron dot!”, shprehet ish-konkurrenti në rrjetet sociale.

Edhe pse shkaqet e sakta të këtij revoltimi të papritur të Sterkajt ndaj Ledion Liços mbeten të paqarta, vlen të përmendet fakti se marrëdhënia mes tyre ka qenë e tensionuar që prej konflikteve të regjistruara në studion e Big Brother VIP Albania 5 pas përfundimit të spektaklit.

Lajmet e fundit