E buzëqeshur dhe e lumtur, Parashqevi Simaku këndon italisht teksa darkon në restorant (Video)

ShowBizi

Një tjetër video e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka pushtuar rrjetin.

Në platformën “TikTok” po qarkullon një moment i veçantë ku këngëtarja shfaqet duke kënduar gjatë një darke në restorant.

Krah saj ndodhet një burrë, i cili i bashkohet në interpretimin e një këngë italiane, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese.

Në përfundim të këngës, Simaku e përqafon bashkëkënduesin, duke dhuruar një moment të paharrueshëm për ata që ishin të pranishëm dhe miliona ndjekës online.

Shiko videon në TikTok
Lajmet e fundit