Hati ndez rrjetin me videon e Joz Markut: Mbështetje pas arr*stimit apo thjesht ironi?

Te Fundit

Në një periudhë kur Joz Marku është personazhi më i komentuar pas ngjarjes së tensionuar me Edi Kuçin, vëmendjen e publikut e ka marrë sërish Hatixhe Brika, e njohur nga të gjithë si Hati, përmes një postimi lidhur me këngëtarin.

Duke shfrytëzuar famën e tij aktuale në media, ajo ka ndarë një sekuencë të shkuar ku shfaqet pranë tij në një event. Në pamjet në fjalë, teksa Jozi është duke kënduar, Hati duket duke u argëtuar dhe duke kërcyer me muzikën e tij.

“I bashkohemi trendit”, ka shkruar Hati krahas videos, duke e shoqëruar postimin edhe me emoji të qeshur.

Për shkak të momentit të ndjeshëm, pasi këngëtari është ndaluar nga autoritetet për shkak të hetimeve mbi përplasjen me Eduart Kuçin, ky veprim i saj u lexua nga shumë persona si një mesazh përkrahjeje. Megjithatë, jo të gjithë e kanë vlerësuar këtë gjest të saj, duke shkaktuar debate në hapësirën e komenteve.

Disa përdorues nuk kanë ngurruar ta kritikojnë, ku njëri prej tyre ka theksuar se: “Përkrahësit e dhunës janë zakonisht më të dhunshëm”.

Lajmet e fundit