Kthesa e papritur, policia shqiptare merr v*ndimin ekstr*m edhe për Eduart Kuçin?

Te Fundit

Në qendër të vëmendjes së autoriteteve për rastin e Jozefin Markut dhe Kristjan Nikollit tashmë është edhe Eduard Kuçi. Ai është subjekti që u filmua gjatë incidentit, pamje këto që shërbyen si bazë për hapjen e hetimeve zyrtare. Gazetarja Anila Hoxha bëri me dije se ndaj Kuçit ka nisur një procedim dhe ai është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për “moskallëzimit të krimit”.

Sipas saj, në daljen në emisionin “Breaking” në Top News, Kuçi nuk kishte ndërmarrë hapa ligjorë për të raportuar dhunën.

“Eduard Kuçi nuk e ka kallëzuar krimin, në polici ka thënë se ka qenë një konflikt i thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë. Më pas policia ka konfirmuar dhe ka bërë verifikimet e nevojshme, ka ngritur akuzën e moskallëzimit të krimit për Kuçin dhe e ka vënë në kërkim policor”, deklaroi Hoxha. Duke vijuar shpjegimin, ajo specifikoi se bëhet fjalë për një kërkim të kryer nga policia, ndryshe nga masat e sigurisë që vendosen nga institucionet e drejtësisë si gjykata apo prokuroria, duke shtuar se prezenca e tij është e nevojshme për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë, organi i akuzës në Tiranë ka kërkuar zyrtarisht “arrest me burg” si masë sigurie për Kristjan Nikollin dhe Jozefin Markun, ndërsa mbetet në dorë të gjykatës të marrë vendimin përfundimtar.

Përveç kësaj, autoritetet po vijojnë ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar lëndimet e Kuçit, si dhe po analizojnë përdorimin e paautorizuar të simboleve shtetërore të policisë gjatë këtij incidenti.

Për sa i përket zanafillës së këtij procesi, gazetarja Hoxha sqaroi se policia veproi vetë pas verifikimit të pamjeve filmike që qarkulluan, pa ndonjë kallëzim paraprak nga vetë Kuçi.

Çështja vijon të jetë në fazën hetimore dhe këto akuza nuk nënkuptojnë ende marrjen e statusit të fajtorit për asnjë nga personat në hetim.

Lajmet e fundit