Mbetet i tronditur: Gjyshja s*krifikon jetën për nipin në zj*rr
Një ngjarje e trishtueshme ka përfshirë Izmirin,
ku një grua 56-vjeçare dhe nipi i saj i vogël, vetëm 4 vjeç,
kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre.
Incidenti ndodhi në orët e pasdites të së hënës në zonën e Çiğli-t. Sipas informacionit të parë, Rezan Korkmaz arriti t’i shpëtonte më parë nipin tjetër, Mert, që është vetëm 2 vjeç.
Megjithatë, pas shpëtimit të Mertit, 56-vjeçarja u kthye përsëri në shtëpi, në një përpjekje për të shpëtuar nipin e saj, Yigit, që ishte nën rrezik. Ekipet e zjarrfikësve e gjetën atë dhe Yigit pa shenja jete pas përfundimit të kërkimeve.
Trupi i gjyshes u zbulua pranë atij të nipit, duke lënë të kuptohet se ajo mund të ketë tentuar ta mbrojë gjatë ngjarjes. Ndërkohë, gjyshi i tyre, Bayram Korkmaz, i moshës 59 vjeçare, arriti të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Pavarësisht djegieve në duar dhe shpinë, ai u dërgua në spital për trajtim dhe më pas u kthye në shtëpi.
Yigit pritej të festonte ditëlindjen e tij më 23 gusht. Pas përfundimit të autopsisë, trupat e gjyshes dhe nipit iu dorëzuan familjarëve të tyre. Aktualisht, autoritetet turke kanë nisur një hetim për të zbuluar shkakun e saktë të zjarrit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
