Ndahet nga jeta profesor Muharrem Dezhgiu, studiuesi i shquar i Institutit të Historisë

Te Fundit

Në moshën 82-vjeçare, është ndarë nga jeta këtë të mërkurë profesori dhe studiuesi i mirënjohur i Institutit të Historisë, Muharrem Dezhgiu. Me anë të një njoftimi, kolegët e tij kanë përcjellë lajmin e hidhur, duke i dhënë ngushëllimet më të ndjera familjarëve të të ndjerit.

I lindur në Guri të Bardhë të Matit më 1 shtator 1944, Dezhgiu i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij studimit dhe dokumentimit të së kaluarës kombëtare. Ai la pas një kontribut të çmuar në historiografinë shqiptare, përmes një sërë veprash të rëndësishme si:

Veprimtaria e shtetit të ri të demokracisë popullore (maj-nëntor 1944), Shqipëria në luftë (1939-1944), (studime dhe refleksione), Anastas Lula – disidenti i parë në PKSH, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve (në bashkautorësi), si dhe vëllimet kushtuar pushtimit italian (1939-1943) dhe atij gjerman (shtator 1943 – nëntor 1944).

Ndër të tjera, emri i profesor Muharrem Dezhgiut ndërlidhet pazgjidhshmërisht me botimin voluminoz “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”, të realizuar nga Instituti i Historisë, si dhe me pjesëmarrjen e tij si bashkautor në hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar.

Lajmet e fundit