Ndodh në Velipojë, pushuesi humb jetën sapo bie në kontakt me ujin! Dalin detajet

Te Fundit

Ditën e hënë, një ngjarje fatale është raportuar nga bregdeti i Velipojës në Shkodër, ku një shtetas nga Kosova ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Seladin Bytyqi, 70 vjeç, për të cilin dyshohet se vdekja erdhi si pasojë e një infarkti në momentin që u fut në ujë.

Pavarësisht përpjekjeve të pushuesve të tjerë për ta ndihmuar në çastet e para, si dhe ndërhyrjes së ekipit mjekësor të urgjencës në Velipojë, për të moshuarin rezultoi e pamundur të shpëtonte.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë forcat policore, të cilat kanë bërë të mundur dërgimin e trupit të pajetë drejt morgut të Shkodrës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekoligjor për të konfirmuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Sipas burimeve mediatike vendase, ky është rasti i parë fatal i regjistruar në plazhin e Velipojës përgjatë këtij sezoni, ndërkohë që vera po shkon drejt fundit.

Lajmet e fundit