Ndryshime te Wake Up: Heidi Baci largohet, kush janë dy moderatoret e reja në krah të Blendi Salajt?

TvShow

Programet televizive po përgatiten për një sezon të freskët, ku vëmendjen kryesore e merr emisioni i mëngjesit në Top Channel. Pas një periudhe bashkëpunimi me Blendi Salajn, Heidi Baci nuk do të jetë më pjesë e kastit të "Wake Up". Përtej këtij ndryshimi, duket se rrugëtimi i saj televiziv nuk do të ndërpritet.

Burime të ndryshme bëjnë me dije se Heidi do t’i bashkohet “Për’puthen” si moderatore e re, duke u bërë pjesë e një tjetër prodhimi mjaft të ndjekur të këtij televizioni. Ndërkaq, Blendi Salaj ka hedhur në rrjetet sociale materialin promovues të sezonit të ardhshëm, ku krahas tij vërehen dy imazhe të reja femërore të cilat pritet të moderojnë në krah të tij.

Njëra prej vajzave që shihet në video, bazuar në karakteristikat e saj, dyshohet të jetë Nikol Projko, e njohur nga eksperienca si konkurrente në “Big Brother VIP Albania”.

Megjithatë, ende nuk ka një njoftim zyrtar që të konfirmojë emrat e tyre, kështu që publiku duhet të presë sqarimin nga ana e Top Channel.

Në këtë mënyrë, televizioni po përgatit një strukturë të re për dy programe të rëndësishme: "Wake Up" do të vijë me një dyshe të re moderatoresh përkrah Blendi Salajt, ndërsa “Për’puthen” po lakohët me emrin e Heidi Bacit për drejtimin e formatit.

Tashmë që promoja është bërë publike, ndryshimet në "Wake Up" janë bërë të qarta për publikun, megjithëse detajet përfundimtare për përbërjen e plotë të ekipit mbeten për t’u shpallur në vijim.

Lajmet e fundit