Pas vapës së madhe, Shqipëria pritet të freskohet: Ja kur rikthehen reshjet e shiut

TvShow

Në një komunikim për edicionin informativ të mesditës në Top Channel, eksperti i meteorologjisë Elvi Jahaj paralajmëroi një transformim të situatës meteorologjike, duke njoftuar afrimin e masave të ajrit më të freskët dhe me lagështi.

Sipas parashikimeve të tij, pritet që reshjet të përfshijnë pjesë të ndryshme të vendit, ndërkohë që vlerat termike do të pësojnë rënie, trend ky që do të bëhet më i ndjeshëm në nisje të javës tjetër.

“Pritet gradualisht depërtim të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta. Ditën e sotme moti pritet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herë edhe të dendura, kryesisht në qendër dhe në jug.

Në zonat kodrinore dhe malore të Gjirokastrës, Beratit dhe Korçës janë parashikuar reshje me intensitet të dobët, ndërsa në Korçë mund të shfaqen shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe breshër. Për qarqet e Tiranës dhe Elbasanit, shiu do të shfaqet në mënyrë të herëpashershme, por me intensitet të ulët.

Atmosfera do të ruajë tiparet e freskëta dhe të lagështa edhe përgjatë fundjavës, megjithëse moti në përgjithësi do të jetë i kthjellët. Përjashtim bëjnë malësitë e jugut, ku gjatë këtyre ditëve pritet vranësira dhe rreshje shiu.

Ndërkohë, nisja e javës së re do të jetë e kthjellët, derisa ditën e martë është parashikuar hyrja e masave të freskëta dhe të lagështa. Pas mesditës së martë, shiu me intensitet të ulët pritet të shtrihet në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas Jahajt, termometri do të shënojë rënie deri në 35-36 gradë Celsius, ndërsa do të ulen edhe temperaturat minimale. Era do të fryjë kryesisht lehtë, me përjashtim të momenteve kur shpejtësia e saj mund të arrijë vlerat 10-12 kilometra në sekondë.”

Lajmet e fundit