Selin nuk kursehet ndaj Brikena Selmanit: Bota nuk rrotullohet rreth teje
Ish banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Selin, ka komentuar intervistën që Brikena Selmani zhvilloi me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke u ndalur te një prej pyetjeve që, sipas saj, ishte krejtësisht e panevojshme.
E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Selin u shpreh se nuk i ka pëlqyer fakti që Brikena e pyeti Gretën nëse ajo dhe ish-banorët e tjerë vazhdojnë ende të flasin për të edhe pas përfundimit të reality show-t.
Ajo theksoi rëndësinë e vetëvlerësimit, por nënvizoi se nuk duhet krijuar mendimi se bota rrotullohet vetëm rreth një personi.
“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. Nëse dikush më ka thënë se bota nuk rrotullohet rreth teje, i kam thënë që e imja rrotullohet rreth meje”, u shpreh Selin.
Ajo gjithashtu shtoi se kishte pritur që Greta t’i përgjigjej pyetjes në një mënyrë më të ndryshme, duke theksuar se po të ishte ajo në vendin e Gretës, do të kishte ofruar një përgjigje pa ngurrim.
“Nëse Brikena do të m’i kishte bërë mua ato pyetje, do t’i kisha dhënë përgjigjen. Nuk e di pse zgjodhi të pyeste dikë tjetër. Në momentin që pyet dikë për mua, ndërkohë që mua më ke pasur aty dhe nuk më pyete, ose nuk je e gatshme ta dëgjosh përgjigjen time”, deklaroi ajo.
