Tërmet 5 ballë në Spanjë: Autoritetet apelojnë për qetësi pas dëmeve materiale
Në orët e hershme të së shtunës, jugu i Spanjës, konkretisht qyteti i Granadës, u trondit nga një lëkundje e fuqishme tokësore me magnitudë 5 ballë.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga burimet zyrtare, ngjarja nuk ka shkaktuar humbje në njerëz, ndonëse janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale në automjete dhe objekte banimi. Ekipet e emergjencës u mobilizuan menjëherë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët kishin ngelur të bllokuar brenda godinave të dëmtuara nga lëkundjet.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua në afërsi të zonës urbane të Alhendín, ndërsa ora tregonte pak pas 01:00 të mëngjesit të së dielës.
Zv.kryetari i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Antonio Sanz Cabello, zyrtarizoi shpalljen e gjendjes së emergjencës nëpërmjet një njoftimi të bërë publik në platformën X.
“Nëse ndodheni në Granada, keni ndier tërmetin, jeni mirë dhe banesa juaj nuk ka dëmtime, qëndroni të qetë dhe shmangni hyrjet dhe daljet e panevojshme nga ndërtesat”, tha ai.
“Në rrugë, qëndroni larg fasadave, kornizave të çative, ballkoneve, mureve dhe elementeve të tjera që mund të bien”, përfundon postimi.
