Tr*gjike/ 40 vjeçarja bie nga varka gjatë një shëtitjeje në det, dhe h*mb jetën para syve të tre fëmijëve

TvShow

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës në ishullin e Kretës, kur një turiste 40-vjeçare nga Holanda humbi jetën tragjikisht gjatë një shëtitjeje me gomone në një plazh të Malias, duke lënë pas tre fëmijët e saj të mitur që panë gjithçka. Raportimet e mediave greke bëjnë me dije se dy shtetase holandeze kishin marrë në përdorim një gomone në zonën detare Klotzani, në komunën e Hersonisos, duke u shoqëruar nga tre fëmijët e tyre.

Për rrethana që mbeten ende për t’u zbardhur, njëra prej grave ra në ujë gjatë lundrimit.

Situata u përshkallëzua menjëherë, pasi në bordin e mjetit ujtë ndodheshin dy fëmijë nën 5 vjeç dhe një adoleshent, të cilët thirrën për ndihmë, duke nxitur ndërhyrjen e shpejtë të operatorëve të mjeteve ujore (jet ski) të bizneseve aty pranë.

Ndonëse shoqja e saj arriti ta nxirrte 40-vjeçaren në bord, viktima nuk shfaqte më shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor i ambulancës që mbërriti në breg vetëm sa konfirmoi vdekjen e saj.

Roja Bregdetare greke vë në dukje se rregullorja për gomone me motor deri në 30 kuaj fuqi nuk e bën të detyrueshme lejen e drejtimit, çka i bën këto mjete të preferuara nga turistët.

Ndërkohë, autoritetet e vendit kanë hapur një proces hetimor për të kuptuar dinamikën se si ndodhi rënia në det dhe vdekja e turistes.

Lajmet e fundit